Man United merr vendim për të ardhmën e Rashford

13:31 | 20 May 2023

Trajneri Erik ten Hag beson se Marcus Rashford dhe Manchester Unitedi do të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe do ta vazhdojnë bashkëpunimin.

Rashfordi që ka shënuar 29 gola në të gjitha garat për klubin e fëmijërisë, po e kalon formën më të mirë me fanellën e Unitedit.

Ten Hag ka thënë para vizitës në Bournemouth të shtunën, se shpreson dhe beson se Rashford do të mbetet në klub.

Megjithatë, Ten Hag ka shtuar se ai mbetet në dyshim për të luajtur kundër Bournemouthit për shkak se është i sëmurë.

Komento: