Man United mposht AZ Alkmaarin, Roma kualifikohet me barazim

23:14 | 12 Dhjetor 2019

Man United e ka mposhtur AZ Alkmaarin – Roma barazon, por kualifikohet.

Manchester United dhe Roma janë skuadrat e radhës që kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Europa League.

Janë mësuar tashmë 32 skuadrat që kanë siguruar biletën për fazën tjetër të Europa League.

Manchester United vazhdoi me formën e mirë duke e mposhtur 4-0 skuadrën e AZ Alkmaar, me dy golat e talentit, Mason Greenëood, derisa shënuan edhe Ashley Young e Juan Mata.

Në anën tjetër, Roma ka barazuar në shtëpi me Ëolfsberger AC, por u kualifikua si e dyta e grupit në fazën tjetër.

Për Romën shënuan Diego Perotti dhe Dzeko, derisa për mysafirët; autogol Alessandro Florenzi dhe Shon Weissman.

Komento: