Man United në aksion, po synon transferimin e Lewandowskit

16:53 | 09 Mars 2022

Man United përgatit ofertë për Lewandowskit

Manchester United është i interesuar për nënshkrimin e yllit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe po përgatit një ofertë të parë për polakun.

33-vjeçari ka edhe 18 muaj të tjerë për të përfunduar kontratën me gjigantët e Bundesligës dhe ende nuk ka marrë një propozim për të vazhduar kontratën në “Allianz Arena”.

Lewandowski tregoi se nuk ka humbur asnjë nga aftësitë para portës të martën në mbrëmje, kur shënoi një het-trik 11-minutësh kundër RB Salzburg në Ligën e Kampionëve.

United dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri këtë verë dhe kishte planifikuar nënshkrimin e një mbrojtësi më të ri për Cristiano Ronaldon, transmeton lajmi.

Por, “Bild” thotë se United ka intimuar se do të jenë të gatshëm të paraqesin një ofertë për Lewandowski nëse tregon qëllimin për t’u larguar nga Bayern, gjë që mund të ndodhë këtë verë.

Duke pasur parasysh moshën dhe situatën e kontratës, mundësia e fundit e Bayernit për të mbledhur një shumë të mirë për Lewandowski është këtë verë nëse refuzon të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Kjo mund t’i hapë derën United, me Lewandowski që dihet se dëshiron të luajë në Angli.

Chelsea ishte i interesuar për nënshkrimin e Lewandowskit verën e kaluar, por polaku vendosi të qëndrojë në Gjermani.

Edinson Cavani, Paul Pogba, Jesse Lingard dhe Juan Mata janë gati të largohen nga klubi me transferime të lira në fund të sezonit, ndërsa Donny van de Beek, Anthony Martial, Dean Henderson dhe Phil Jones gjithashtu mund të lirohen.

Shumë mund të varet nëse United do të arrijë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Fitimi i kompeticionit këtë sezon është një rrugë tjetër për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve, por ndeshja e 1/16-tës së United kundër Atletico Madridit është në ekuilibër, me rezultatin e përgjithshëm 1-1 pas ndeshjes së parë.

Komento: