Manchester United raportohet se ka nisur bisedimet për transferimin e mundshëm të Neymarit.
Braziliani po mendon seriozisht të largohet nga kryeqyteti francez pasi vulosi një transferim rekord prej 222 milionë eurosh nga Barcelona te Paris Saint-Germaini gjashtë vjet më parë.
Për më tepër, PSG-ja nuk do të pengojë dëshirën e lojtarit të tyre për t’u larguar.
Neymar ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, por tani ka shumë gjasa që ai të largohet në verën e këtij viti.
“L’Equipe” ka raportuar këtë të hënë se Manchester United dhe PSG-ja janë në bisedime për një kalim të mundshëm të 31-vjeçarit në “Old Trafford”.
Gjithashtu thuhet se mesfushori i “Djajve të Kuq”, Casemiro, po mundohet të bindë bashkëkombësin e tij që t’i bashkohet te gjiganti anglez, transmeton Express.
Man United synon që marrëveshja të jetë për huazimin e Neymarit për një sezon, me klubin që do t’ia paguante në plotësi pagën e tij.
Ndërkaq, klubi parisien thuhet se preferon më shumë që ta shesë reprezentuesin e Brazilit.
Tani, pritet një takim mes këshilltarit të PSG-së, Luis Campos dhe përfaqësuesve të lojtarit.
“L’Equipe” raportoi gjithashtu se edhe Chelsea është ende duke monitoruar situatën e Neymarit, por dështimi i tyre për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve mund të ndikojë në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Barcelonës.