Man United refuzon ofertën e Interit për shkëmbimin e Wan-Bissaka me Dumfries

00:41 | 24 Janar 2024

Manchester United raportohet se ka refuzuar një ofertë të Interit për shkëmbim të lojtarëve.

Oferta e klubit italian raportohet se ishte për shkëmbimin e mbrojtësve të krahut, Denzel Dumfries me Aaron Wan-Bissakan.

Mirëpo, sipas “The Sun”, kjo ofertë është refuzuar nga “Djajtë e Kuq”.

Wan-Bissaka nuk është se bën pjesë në planet e Erik ten Hag, mirëpo klubi anglez është shprehur kundër një shkëmbimi të tij me Dumfries.

Për 26-vjeçarin raportohet se interesim ka shfaqur edhe Al-Nassr.

Mbrojtësi anglez me Man United ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Komento: