Manchester United ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Omonia Nicosia.
3:2 përfundoi ndeshja e vlefshme për grupet në Evropa Ligë, në mes United – Omonias.
Skuadër më e mirë gjatë gjithë takimit ishin mysafirët, ku edhe triumfuan.
Pavarësisht rasteve në pjesën e pare ishin vendasit që shënuan.
Ansarifard arriti që në minutën e 34` të tund rrjetën e David De Geas.
Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për United, pasi shënuan tri herë.
Serinë e golave për ‘Djajtë’ e hapi Marcus Rashford, I cili realizoi në minutën e 53`.
Pas vetëm 10 minutash shënoi Antonio Martial, për t`i dhuruar epërsinë United.
Në minutën e 84` ishte Rashford që shënoi sërish për rezultatin 3:1 në favor të anglezëve.
Por, vendasit arritën të shënojnë edhe njëherë, ishte Panagiotou që realizoi në minutën e 85`.
Me këtë fitore United kanë gjashtë pikë, në vendin e dytë, Omonia ka zero pikë, në pozitën e fundit.