Harry Maguire është futbollisti i cili më i kërkuar i Premierligës.
Ylli i Leicester City ka regjistruar paraqitje të jashtëzakonshme sezonin e kaluar, duke fituar një vend si titullar edhe me kombëtaren e Anglisë.
Duke parë lojërat e tij të mira, janë dy skuadrat nga Mançesteri, United dhe City ato që duan shërbimet e lojtarit.
United ka monitoruar situatën e lojtarit që nga koha kur Mourinho ishte në krye të stolit, por nuk ka pasur ndonjë efekt.
Sipas raportimeve të fundit të ‘Dailymail’, ylli anglez ka bërë të ditur se do të dëshironte kalimin tek Man City para atij tek United, transmeton lajmi.
‘Citizens’ janë në kërkim të së paku dy qendër mbrojtësve pas largimit të Vincent Kompany nga skuadra, por edhe pas formës së dobët të treguar nga Nicolas Otamendi.
26 vjeçari Maguire pëlqehet shumë edhe nga trajneri Guardiola, dhe pas këtyre raportimeve priten lëvizjet e para të Man City.
Përparësi për ‘Citizens’ do të jetë edhe pjesëmarrja e tyre në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.