Man Utd bën gati 75 milionë për yllin portugez

21:25 | 06 June 2019

Manchester Uniteb po bëhet gati për një zëvendësim të madh.

Klubi nga Premierliga po planifikon që të bëjë një merkato ‘të madhe’ gjatë verës, ku synohet rindërtimi i skuadrës.

Pas një sezoni dëshpërues, ku nuk arritën të sigurojnë një vend për në Ligën e Kampionëve, ndryshime të mëdha priten në skuadrën nga ‘Old Trafford’.

Një nga emrat që thuhet se prinë në listën e dëshirave të United, është ai i Bruno Fernandes, transmeton lajmi.

Fernandes i cili luan me Sporting Lisbonën, është paraqitur së fundmi edhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, ku pati paraqitje të mirë ndaj Zvicrës.

Këto paraqitje kanë bindur skuadrën e United, sipas raportimeve të ‘The Sun’, dhe tashmë ata janë gati të bëjnë lëvizjet e ardhshme.

Manchester United thuhet se janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 75 milionë euro për ta bërë të vetin lojtarin e Sporting.

Komento: