Man Utd – Chelsea, befasi në formacionet zyrtare

16:56 | 28 Prill 2019

Sot na pret një ndeshje e madhe në Premier League.

Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Bluve në derbin e vlefshëm për javën e 36-të, i cili zhvillohet në Old Trafford nga ora 17:30.

Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer vjen në këtë takim pas dy humbjeve radhazi në kampionat City dhe synon t’i kthehet fitores për të barazuar Chelsean me pikë në pozitën e katërt.

Në anën tjetër, Blutë gjithashtu synojnë fitore në këtë ndeshje pasi me tre pikë do të siguronin me një këmbë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man Utd: De Gea; Young, Bailly, Lindelof, Shaw; Herrera, Pogba, Mata, Matic; Lukaku, Rashford,

uiz, Alonso; Kante, Jorginho, Kovacic; Willian, Higuain, Hazard.

Komento: