Christian Eriksen duket se është pikësynim i shumë skuadrave të mëdha.
‘Djajtë e Kuq’ po planifikojnë rindërtimin e skuadrës nën udhëheqjen e Ole Gunnar Solskajer.
‘Evening Standard’ shkruan se reprezentuesi i Danimarkës po kërkohet nga Manchester United, përcjell ‘lajmi.net’.
Eriksen ka kontratë me Tottenhamin deri në qershor të vitit 2020, dhe largimi i tij mund të lejohet nga Tottenham.
Real Madrid gjithashtu janë të interesuar për Eriksen, vlera e të cilit sillet rreth 70 milionë euro.