Man Utd e Arsenali nisin derbin për yllin e Juventus

18:45 | 25 Shkurt 2020

Man Utd e Arsenali kanë nisur garën për yllin e Juventusit.

Mesfushori francez mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni për t’ transferuar në Premierligë

Blaise Matuidi është bërë objektiv i klubeve të mëdha angleze.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se interesim për mesfushorin e Juventusit kanë shfaqur Manchester Unitedi dhe Arsenali, përcjell Express.

Ndërkohë, mesfushorin kualitativ e pëlqen edhe Lyoni.

Futbollisti e vazhdoi së fundmi kontratën për një vit me klubin nga “Allianz Stadium”.

Por, kjo nuk nënkupton se ai nuk mund të largohet nga Torino gjatë verës që vjen.

Matuidi i ka zhvilluar 22 ndeshje me kampionin italian në Serie A këtë sezon.

Komento: