Man Utd është gati të shesë gjashtë yje në verë

23:58 | 04 Shkurt 2023

Klubi anglez, Manchester United është gati të shesë gjashtë lojtarë të njohur në afatin kalimtar të verës.

Menaxheri i Unitedit, Erik ten Hag, po planifikon të jetë i pamëshirshëm teksa kërkon të rikthejë ditët e lavdisë në Old Trafford.

Pas disa transferimeve në dy afatet e fundit kalimtar, holandezi mendon të largojë disa lojtarë që i sheh të panevojshëm.

Sipas The Mirror, Harry Maguire është në mesin e gjashtë lojtarëve të cilëve do t’u tregohet dera kur të rihapet afati kalimtar i transferimeve në fund të sezonit.

Dy lojtarë të tjerë që Unitedit është gati t’i largojë janë Scott McTominay dhe Donny van de Beek.

Unitedi është gati të heqë qafe gjithashtu edhe sulmuesin francez, Anthony Martial.

Reprezentuesi francez është rrënuar nga lëndimet këtë sezon dhe durimi i Ten Hag duket se më në fund ka mbaruar.

Dhe Eric Bailly dhe Alex Telles, të cilët aktualisht janë të huazuar në Marseille dhe Sevilla respektivisht, do të shiten gjithashtu në verë.

Komento: