Manchester United gati për Cavanin.
Kalimin e tij të Djajtë e Kuq po e pengojnë vetëm kërkesat e mëdha të lojtarit për pagë.
Manchester United është në bisedime me përfaqësuesit e Edinson Cavanit për një marrëveshje të mundshme, ka raportuar sot gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Cavani është lojtar i lirë prej që u largua nga PSG në fund të sezonit të kaluar derisa kalimi i tij në Benfica dhe Atletico Madrid nuk është materializuar.
Uruguaini po kërkon më shumë se 10 milionë euro për sezon dhe pagesat për agjentët, e cila gjë po bën që ai ende nuk të kalojë në ndonjë skuadër edhe pse është lojtar i lirë.