Man Utd hyn në garë për talentin francez

23:56 | 19 Nëntor 2020

United ka hyrë në garë për Camavingan.

Gara për të nënshkruar me talentin e njohur francez, Eduardo Camavinga nga Rennes, po bëhet gjithnjë e më e madhe

Sipas Marcës, pas disa skuadrave të mëdha që janë të intersuar për talentin 18 vjeçarë, në garë për shërbimet e tij kanë hyrë edhe Manchester United.

Më parë është thënë se Real Madrid dhe Paris Saint-Germain janë duke e ndjekur 18 vjeçarin, klauzola e të cilit vlerësohet rreth 70 milionë euro.

United e ka rritur interesin e tyre për Camavingan sidomos nëse Pogba largohet nga klubi, me francezit që megjithatë preferon një transfer në Madrid.

Komento: