Man Utd ia gjen zëvendësuesin e Matas, do të befasoheni kush është – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Man Utd ia gjen zëvendësuesin e Matas, do të befasoheni kush është

22:03 | 11 Shkurt 2019

19 vjeçari po shihet si zëvendësuesi i spanjollit Mata

Manchester United duket se kanë gjetur zëvendësuesin e mesfushorit spanjoll, Juan Mata.

‘Djajtë e kuq’ i janë bashkuar garës me ëolverhampton për shërbimet e anëtarit të Benfica, Joao Felix, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Tinejxheri i Benfica ka qenë target i shumë skuadrave, pasi pati sukses të madh në sezonin e tij të parë me gjigantin e Portugalisë.

19 vjeçari po shihet si zëvendësuesi i spanjollit Mata, dhe në kampin e United ka interesim të madh për të.

Joao Felix ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar 3 asistime në 16 ndeshjet e para me Benfican këtë sezon.

Ai po krahasohet edhe me legjendën e Benfica, Rui Costa dhe me Bernardo Silvan nga komentatorët portugez.

Transferimi i Felix do t’i kushtonte Manchester Unitedit afër 55 milionë euro.

Komento: