Man Utd ia kërkon Realit këtë shumë marramendëse për Pogban – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Man Utd ia kërkon Realit këtë shumë marramendëse për Pogban

18:15 | 12 Qershor 2019

Duket se Manchester Unitedi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Pogba.

Mesfushori i Manchester United është dëshirë e Real Madridit, që për trajner ka Zinedine Zidanen.

‘Los Blancos’ tashmë kanë mbyllur marrëveshjen me Eder Militao, Eden Hazard dhe Luka Joviq, ndërsa Paul Pogba është lojtari i radhës që po kërkohet nga 13-të herë kampionët e Evropës.

Por, për të finalizuar transferimin e Pogbas, Real Madrid duhet t’i paguajë Manchester Unitedit deri në 170 milionë euro, shkruan ‘Mirror’.

Sipas medias angleze, kjo është shuma që po kërkojnë ‘Djajtë e Kuq’ për mesfushorin që në vitin 2016 fitoi Kupën e Botës me Francë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!