Man Utd me transferim sensacional, rikthen lojtarin që u largua në 2018

10:44 | 02 Nëntor 2019

Man Utd me transferim sensacional.

Manchester United raportohet të ketë bërë kontaktet e para me Zlatin Ibrahimovic, për një rikthim mahnitës në ‘Old Trafford’.

38 vjeçari u largua nga ‘Old Trafford’ në vitin 2018 për të nënshkruar me LA Galaxy në MLS.

Është TuttoMercatoWeb që bën të ditur se ‘Djajtë e Kuq’ janë në prag të përpjekjeve për të rikthyer Ibrahimovic në Premierligë, përcjell lajmi.net.

Ole Gunnar Solskjaer nuk është i kënaqur me opsionet në fazën e sulmit, pas shitjes në fund të afatit kalimtar të Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez te Inter.

Dhe këtë boshllëk deri në fund të sezonit, besohet se do ta përmbushte Zlatan Ibrahimovic, që pavarësisht moshës së tij, shënoi 31 gola dhe asistoi tetë herë për LA Galaxy në të gjitha garat.

Komento: