
Manchester United po mendon të jetë shumë aktive gjatë afatit kalimtar të verës.
Tashmë janë zbuluar tre objektivat e “Djajve të Kuq” për afatin kalimtar të verës. Man Utd ka nevojë për përforcime të mëdha pas sezonit të zbehtë nëpër të cilin po kalon.
Manchester United pritet të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar të verës, shkruan Express.
Në fakt, “Djajtë e Kuq” janë duke e kaluar një sezon të zbehtë dhe përforcimet janë të domosdoshme për këtë klub.
Mediumi britanik “Men” i ka zbuluar tre objektivat e klubit anglez për sezonin e ardhshëm.
Jack Grealish i Aston Villës dhe James Maddison i Leicester Cityt janë top-prioritetet e Man Unitedit.
Mirëpo, trajneri Ole Gunnar Solskjaer e do edhe mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek.
Ndërkohë, më i vështirë duket transferimi i Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi pasi klubi gjerman kërkon shumë para për të.
Në anën tjetër, nga “Old Traffordi” në fund të këtij sezoni pritet të largohet Paul Pogba.