
Djajtë e Kuq janë të interesuar për yllin e Real Madridit
El Nacional raporton se Manchester United është duke përgatitur një qasje me para të mëdha për sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior,përcjell ORAinfo.

Braziliani nuk ka nënshkruar ende një kontratë të re në Santiago Bernabeu dhe, pasi regjistroi 10 gola dhe shtatë asistime këtë sezon, mund të joshet në Old Trafford nga pasuritë që ofrohen në Angli./ORAinfo/