
Manchester United, po monitoron progresin e të riut të Real Madrid, Marvel, raporton Bernabeudigital.
Mbrojtësi 18-vjeçar – emri i plotë Marvelous Antolin Garzon ,vlerësohet shumë nga Los Blancos pasi ka përparuar nëpër skuadrat e të rinjve të klubit dhe gjithashtu ka fituar njohje ndërkombëtare me Spanjën,përcjell ORAinfo.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr interesin e një mori klubesh, me United në mesin e atyre që dërguan skautët në Spanjë për të parë personalisht të riun./ORAinfo/