
Manchester United, po e përcjellë anësorin e Crystal Palace, Michael Olise, përpara një lëvizjeje të mundshme gjatë verës, zbulon MEN.
Olise, aktualisht në qendër të një përleshjeje ndërkombëtare mes Anglisë dhe Francës, ka impresionuar në Premier League që nga transferimi i tij prej 8 milionë funtesh nga Reading verën e kaluar, përcjell ORAinfo.

Shkathtësia dhe aftësia e tij për të luajtur në role të shumta sulmuese mund të tërheqin Man Utd, i cili mund të humbasë lojtarë si Marcus Rashford këtë verë./ORAinfo/