Man Utd po nënshkruan me super-yllin

20:00 | 27 Dhjetor 2021

Manchester United po udhëheq garën për nënshkrimin e mesfushorit të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, zbulon The Sun.

18-vjeçari është shfaqur si një nga perspektivat më të forta në Evropë që nga hyrja në ekipin e parë në Bay Arena vitin e kaluar dhe tani vlerësohet në 60 milionë £ (80 milionë dollarë), përcjell ORAinfo.

Wirtz mendohet të jetë i lumtur të vazhdojë zhvillimin e tij në Leverkusen, por Ralf Rangnick shpreson të bindë një koleg gjerman që t’i bashkohet projektit të tij në Old Trafford./ORAinfo/

Komento: