Nuk ka krizë te Manchester United.
Pezullimi i garave shkaku i COVID-19 ka shkaktuar një krizë të madhe financiare në futbollin botëror.
Por, skuadrat e mëdha dhe të pasura, do të jenë në gjendje t’i rezistojnë kësaj krize, duke mos u kursyer në tregun e transferimeve.
Një klub i tillë është edhe Manchester United, që po synon shpenzime marramendëse me të përfunduar ky sezon.
‘Djajtë e Kuq’ janë të vendosur të transferojnë talentin e Borussia Dortmund, Jadon Sanchon, për të cilin do të shpenzojnë deri në 120 milionë euro, përcjell lajmi.
Një tjetër lojtar që po kërkohet nga Manchester United është Jack Grealish, për të cilin skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do të paguajë 80 milionë euro.
Transferimi i tretë do të jetë Jude Bellingham, talenti i Birmingham, i cili do t’i kushtojë Manchester Unietdit 50 milionë euro.