Dortmundi i vë ultimatum Manchester Unitedit për Sanchon.
Borussia Dortmund i ka vënë ultimatum Manchester Unitedit që deri më 10 gusht të pajtohet me kushtet e veta për Jadon Sanchon, nëse dëshiron t’i sigurojë shërbimet e tij.
Gjiganti gjerman ia ka bërë më dije Unitedit se i do mbi 110 milionë euro për 20-vjeçarin e Kombëtares së Anglisë.
Dortmundi ka vendosur t’i bëjë ultimatum Dortmundit sepse dëshiron që përgatitjet për sezonin e ardhshëm 2020/21 në Bundesligë t’i kryejë i papenguar.
Sezoni në Bundesligë nis më 18 shtator, ndërsa afati kalimtar i verës në Evropë mbyllet më 5 tetor.
Sancho është pjesë e Dortmundit që tri vjet, që preje se iu bashkua atij nga Manchester City në gusht të vitit 2017 për pak më shumë se 10 milionë euro.