Man Utd shumë pranë transferimit të madh

21:17 | 05 Gusht 2019

Manchester United po bën një transferim të papritur.

Skuadra e Manchester United mund të bëjë befasinë duke nënshkruar me mesfushorin danez të Tottenham, Christian Eriksen.

United janë afër nënshkrimit me Eriksen, pasi objektivi i tyre Bruno Fernandes ka vendosur të afrohet më shumë me Tottenham.

‘AS’ raporton se Eriksen nuk do të pres për ofertat e Real Madrid, por është afër kalimit tek United, transmeton lajmi.

Tottenham e vlerëson anëtarin e saj me 60 milionë funte, shifër kjo që nuk pritet të jetë problematike për drejtuesit e skuadrës nga ‘Old Trafford’.

United gjatë kësaj jave kanë shpenzuar mjaft, duke transferuar Harry Maguire për shumën e 85 milionë funteve.

Komento: