Man UTD siguron transferimin e yllit të madh, falë Pogbës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Man UTD siguron transferimin e yllit të madh, falë Pogbës

11:49 | 02 Janar 2019

Manchester United duket se ka siguruar një super-transferim falë Paul Pogbës.

Paul Pogba në verën e vitit 2017 e bindi Romelu Lukakun që të kaloj te Manchester United nga Evertoni.

Tani, mesfushori francez po i ndihmon ‘Djajtë e Kuq’ që ta transferojnë një mbrojtës, përcjell lajmi.net.

Pogba duket se e ka bindur Kalidou Koulibalyn që të kaloj te Manchester United me të përfunduar ky sezon.

Mesfushori francez ka postuar një video në Instagram duke uruar vitin 2019, ndërsa ka bërë tag mbrojtësin e Napolit.

Koulibaly i ka reaguar, duke i thënë se ata do të shihen së shpejti.

Komento: