Man Utd transferim nga Serie A, kjo është shuma marramendëse

13:01 | 10 Janar 2019

105 milionë euro është shumë që Manchester United do ta bëjë një transferim në këtë afat.

Manchester United dëshiron ta transferojë Kalidou Koulibalyn nga Napoli.

Skuadra italiane ka caktuar çmimin e lojtarit, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm ta paguajnë atë shumë.

Napoli është duke tentuar të arrij marrëveshje me Manchester United rreth mbrojtësit senegalez, por që marrëveshja mund të arrihet në fund të këtij sezoni.

Skuadra angleze e preferon kalimin e tij në këtë afat, por napolitanët nuk janë të gatshëm ta lënë të largohet në këtë afat.

Komento: