Man Utd vë në shënjestër këtë lojtar

18:15 | 06 Qershor 2021

Man Utd në ndjekje të Romeros.

Gjiganti anglez, Manchester United, ka shprehur interesim për Cristian Romeron.

Sipas “La Gazzeta dello Sport”, Man Utd janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 45 milionë euro për të siguruar shërbimet e Romeros.

Cristian Romero është në pronësi të Juventusit, por i huazuar te Atalanta të cilët do ta shfrytëzojnë të drejtën e blerjes, e pastaj mund ta shesin menjëherë për një çmim shumë më të lartë te United.

23- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 42 paraqitje me fanellën e Atalantas në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe pesë asistime.

Komento: