Subjekteve që duan të blejnë klubin e Manchester Unitedit u është dhënë një ultimatum nga The Raine Group.
Oferta për Unitedin është duke u zhvilluar mirë, me familjen mbretërore të Katarit, INEOS-in e Sir Jim Ratcliffe dhe palë të tjera që duan të blejnë klubin.
Sipas mediumit The Mail, grupi financiar që organizon procesin e tenderit u ka thënë palëve se kanë 10 ditë kohë për të dorëzuar ofertën e tyre të radhës.
Drejtuesit e Unitedit do të takohet me përfaqësuesit e Katarit dhe Ratcliffe këtë javë për bisedime të mëtejme, përcjell telegrafi.
Një takim i tillë ka për qëllim t’u tregojë ofertuesve më shumë informacion rreth klubit.
Raportet e mediave janë të ndara mbi atë se cilët janë favoritët për të blerë klubin, por ekziston një konsensus se asnjë ofertë nuk i është afruar çmimit të kërkuar të familjes Glazer.