Manaj: Verifikimi i nënshkrimeve për Kuvendin e jashtëzakonshëm drejt fundit, kryetari e cakton datën

15:40 | 18 Korrik 2026
manaj:-verifikimi-i-nenshkrimeve-per-kuvendin-e-jashtezakonshem-drejt-fundit,-kryetari-e-cakton-daten

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka dhënë detaje lidhur me procesin e verifikimit të nënshkrimeve të cilat janë mbledhur për të thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë e ku do të kërkohet shkarkimi i Lumir Abdixhikut.

Manaj ka thënë se procesi i verifikimit është drejt fundit, derisa për datën se kur do të ftohet mbajtja e Kuvendit të LDK’së ka thënë se vendos kryetari Lumir Abdixhiku bazuar në atë se si shkon procesi.

“Komisioni e ka kry punën më të madhe të verifikimeve, kanë mbetur vetëm disa delegatë që s’janë lajmëru, që ka me përfundu edhe ajo pjesë, dhe pastaj do të caktohet data e Kuvendit”, ka deklaruar Manaj për Express.

“Është vendim i kryetarit të LDK’së në bazë të procesit që përfundohet. Verifikimi është drejtë fundit”, ka thënë Manaj i pyetur rreth datës se kur mund të thirret Kuvendi.

Sipas deklaratave të më hershme, Manaj ka thënë se Kuvendi i jashtëzakonshëm do të mbahet para datës 7 gusht.

Komento: