Manastiri I Deçanit, sot ka pasur vizitorë nga Shqipëria.
Një grup pelegrinësh dhe priftërinjsh nga Berati dhe Vlora kanë vizituar Manastirin e Deçanit.
Kjo është bërë e ditur në llogarinë e Manastirit në rrjetin social Twitter, ku thuhet se kjo vizitë për ta ishte një gëzim i madh.
“Sot pasdite në Manastirin tonë patëm një vizitë të një grupi të madh pelegrinësh nga Berati dhe Vlora me priftërinjtë e tyre – #Kisha #Ortodokse e #Shqipërisë. Ishte me të vërtetë një gëzim i madh të prisnin vëllezërit dhe motrat tona shqiptare dhe të luteshim në mbrëmje me ta”, thuhet në njoftimin e Manastirit.