Manastirin e Deçanit e vizitojnë Pelegrinë dhe priftërinjë nga Shqipëria

00:00 | 29 Maj 2022

Manastiri I Deçanit, sot ka pasur vizitorë nga Shqipëria.

Një grup pelegrinësh dhe priftërinjsh nga Berati dhe Vlora kanë vizituar Manastirin e Deçanit.

Kjo është bërë e ditur në llogarinë e Manastirit në rrjetin social Twitter, ku thuhet se kjo vizitë për ta ishte një gëzim i madh.

“Sot pasdite në Manastirin tonë patëm një vizitë të një grupi të madh pelegrinësh nga Berati dhe Vlora me priftërinjtë e tyre – #Kisha #Ortodokse e #Shqipërisë. Ishte me të vërtetë një gëzim i madh të prisnin vëllezërit dhe motrat tona shqiptare dhe të luteshim në mbrëmje me ta”, thuhet në njoftimin e Manastirit.

Komento: