Manchester Unitedi interesohet për transferimin e Cengiz Underit.
Manchester Unitedi e ka shtuar anësorin sulmues të Romës, Cengiz Under, në listën e dëshirave për blerje gjatë verës.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Unitedi është i interesuar për sulmuesin anësor të kombëtares së Turqisë.
Unitedi e shikon 22-vjeçarin si një alternativë më të lirë për Jadon Sancho, pasi Borussia Dortmund pritet të kërkojë më shumë se 100 milionë funte për anglezin.
Djajtë e Kuq janë të vendosur të dërgojnë skautë për të parë yllin turk për ndeshjen që do të luhen në pjesën e mbetur të sezonit të Serie A.
Interesi i tyre ngre mundësinë e një shkëmbimi me Giallorossët ku do të përfshihej mbrojtësi i huazuar i Unitedit, Chris Smalling.
Megjithatë, në çdo marrëveshje të mundshme, anglezët do të duhet të shtojnë edhe para.