Sot rikthehet Liga Premier: Manchester City – Arsenal, formacionet e mundshme.
Manchester City do të përballet sonte me Arsenalin në Etihad Stadium në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.
Mikel Arteta do të rikthehet te ish-klubi, aty ku ka punuar si asistent i Pep Guardiolas, derisa ky i fundit edhe pse ka humbur tashmë garën për titull, do të tentojë të mbaje pozitën e dytë.
The Gunners do të tentojnë që së paku të kualifikohet në Ligën e Evropës edhe pse është pesë pikë larg Manchester United, që gjendet në pozitën e pestë.
Arteta shpreson që t’i tregojë ish-mentorit të tij se çfarë ka mësuar nga ai dhe t’i marrë tri pikë mjaftë të vlefshme, ndërsa Guardiola do të testojë atë me lojtarët më të mirë.
Ndeshja fillon në ora 21:15, e që konfirmon rikthimin e Ligës Premier, pasi ishte ndërprerë nga coronavirusi në mesin e muajit mars.
Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:
Manchester City – Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Mendy; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Aguero, Sterling.
Arsenal – Leno; Bellerin, Mari, Luiz, Tierney; Xhaka, Guendouzi, Pepe, Ozil, Aubameyang; Lacazette.