Manchester City – Arsenal, formacionet zyrtare

17:52 | 17 October 2020

City pa de Bryene kundër Arsenalit.

Manchester City e pret sonte në Etihad Stadium Arsenalin me disa mungesa në sulm dhe në mesfushë. Në anën tjetër Arsenal hynë më i përgatitur në këtë ndeshje.

Janë publikuar formacionet zyrtare të Arsenalit dhe Manchester Cityt.

City në këtë ndeshje ka startuar pa Kevin De Bryene, i cili është kthyer me një lëndim nga ndeshja me Kombëtaren e Belgjikës, por për Chelsea po ashtu mungojnë edhe Jesus dhe disa lojtarë të tjerë.

Megjithatë, për City kanë startuar Aguero, Sterling dhe Mahrez që pritet t’i shkaktojnë kokëçarje mbrojtjes se Arsenalit.

Në anën tjetër, të Arsenali nuk ka shumë befasi në formacion pasi që skuadra londineze nuk ka të lënduar në përbërjen e saj të parë dhe ashtu si është pritur, Arteta ka startuar me Aubameyang, Pepe e Ëillian në sulm.

Xhaka po ashtu ka startuar për Gunners derisa blerja e re, Thomas Partey është në bankën rezervë.

Formacionet zyrtare:

Manchester City

Arsenal

Komento: