Manchester City po bën disa veprime të papritura kohëve të fundit.
Skuadra e Manchester City po kalon një sezon të jashtëzakonshëm edhe këtë vit, dhe si pasojë po synon që t’i blindojë lojtarët e saj.
‘Citizens’ po përgatisin një ofertë për Bernardo Silvan, që portugezi të nënshkruajë kontratë të re gjashtë vjeçari.
24 vjeçari ka qenë lojtari më i mirë tek Manchester City këtë edicion, duke zëvendësuar në mënyrë perfekte të lënduarin Kevin De Bruyne.
Interesim për lojtarin ka ardhur menjëherë nga gjigantët e La Liga, Barcelona dhe Real Madrid, por kampionët anglez do të ofrojnë një pagë dyfish më shumë sesa ajo aktuale e portugezit, e cila tani është 100 mijë funte në javë.
Kujtojmë se Bernardo Silvas i është dhënë epiteti si lojtari më i mirë portugez aktualisht, madje më i mirë sesa Ronaldo, sipas Pep Guardiolas.