Manchester City dwshtoi në finalen e Ligës së Kampionëve, Evra në këtë mënyrë thumbon

19:47 | 30 Maj 2021

Pritja e Cityt për lavdinë evropiane vazhdon

Legjenda e Manchester United, Patrice Evra ka thumbuar Manchester Cityn, pas dështimit për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Francezi ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram, e që aty nuk mungoi edhe mesazhi thumbues për rivalin lokal të Djajve të Kuq.

Kai Havertz shënoi golin e vetëm në finale, duke i siguruar kështu Chelseat trofeun e dytë në histori të garës më të madhe për klube në Evropë.

Pritja e Cityt për lavdinë evropiane vazhdon dhe është diçka që Evra, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me United në 2008, e gëzoi shumë.

Ai shkoi në Instagram dhe tha: “Kam nevojë për të pyetur Sir Bobby, që ta kontrollojë përsëri!!! Natën e mirë të gjithë”.

“Guardiola nuk do të fitojë përsëri Ligën e Kampionëve për shkak të mallkimit afrikan” – Seluk tregon se çfarë nuk shkon me spanjollin

Bashkangjitur është një imazh i Evras pranë Sir Bobby Charlton duke mbajtur trofeun me mesazhin: “Sir Bobby mund të kontrolloni përsëri për emrin e Cityt?”

“Jo, akoma jo këtu Pat … E dua këtë lojë”, thuhet më tej në postim.

Komento: