Manchester City e do me ҫdo kusht yllin e Napolit

00:00 | 03 September 2020

Skuadra e Manchester Cityt e do me ҫdo kusht yllin e Napolit.

Manchester City pritet që ta rrisin ofertën e re për Napolin gjatë kësaj jave, pasi që janë pajtuar që ta dyfishojnë pagën e Kalidoi Koulibalyt

Sipas Sportitalia dhe France Football, një ofertë tjetër pritet që të arrijë në Napoli në ditët në vazhdim.

Napoli kërkon 80 milionë euro, kurse oferta e tyre e fundit besohet se ishte 70 milionë euro plus bonuset.

“Koulibaly dhe Milik të dy pritet që të largohen, e kanë lejen për t’u larguar”, ka thënë sot presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis për Canale 21.

“Kështu që, nëse tregu i transferëve bën që ne të shesim këta dy lojtarë të shkëlqyeshëm, ne duhet të gjejmë zëvendësues të tyre. Nëse jo, atëherë do ta diskutojmë vitin tjetër”.

France Football ka shkruar që mbrojtësi është pajtuar me kontratën e tij personale me Manchester City, e cila i ofron atij pagë dyfish më të madhe se në Napoli, 12 milionë euro, duke kontrolluar edhe të drejtat e imazhit.

Është raportuar në Itali që Koulibaly dëshiron të mbetet në Napoli nëse ka një rritje të vogël page, diku 7 milionë plus bonuset, por De Laurentiis ka refuzuar që atij ti rritet paga.

Komento: