Manchester City e ka mposhtur Newcastle Unitedin.
Manchester City ka lënë pas humbjen zhgënjyese 1-0 në tranfertën ndaj Southamptonit 3 ditë më parë, teksa pasditen e sotme shkatërroi me rezultatin e thellë 5-0 Neëcastlen, në sfidën e zhvilluar në “Etihad Stadium”.
Ashtu siç pritej, të besuarit e Pep Guardiolës dominuan totalisht sfidën dhe arritën ta bëjnë gjithçka më të lehtë me golin e avantazhit, që u shënua që në minutë ne 10’ nga ana e sulmuesit brazilian Gabriel Jesus.
Pak minuta më vonë ishte fantazisti Rijad Mahrez që shënoi golin e dytë, ndërsa në 45-minutëshin e dytë të sfidës, autogoli i Fernandez, David Silva dhe Sterling kompletuan goleadën për “citizens”.
Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit, Manchester Cityt i duhen vetëm dy pikë për të siguruar edhe matematikisht një vend në zonën Champions dhe për të nisur pushimet para se të rikthehet në gusht për sfidat e Ligës së Kampionëve.
Në sfidat e tjera të mbrëmjes së sotme, Sheffield United triumfoi me rezultatin minimal 1-0 përballë Ëolvesit, duke u shkaktuar humbjen e dytë radhazi këtyre të fundit, ndërsa Ëest Ham u mposht në shtëpi 0-1 nga Burnley.