Manchester City e Tottenham në ‘luftë’ për yllin e Milanit

22:02 | 19 Dhjetor 2018

Manchester City dhe Tottenhami janë në garë për talentin e Milanit, Raoul Bellanova.

Bellanova 18 vjeçar është në përfundim të kontratës me Milanin, dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë.

Edhe pse Bellanova bisedimet për kontratën e re me Milanin tashmë i ka nisur, një marrëveshje e re duket larg e arritshme.

‘Calcio Mercato’ raporton se Manchester City dhe Tottenham janë të interesuara për talentin e Milanit, që po ashtu është pjesë edhe e të rinjve të Italisë.

Për Bellanova ka interesim edhe nga Italia, ku po kërkohet nga Sampdoria dhe Juventus.

Komento: