Manchester City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach

23:11 | 24 Shkurt 2021

City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021.

Manchester City ka regjistruar fitoren e 19-të radhazi në të gjitha garat duke e mposhtur 2-0 Borussia Monchengladbach.

Citizens arritën që të kalojnë në epërsi pas golit të shënuar nga Bernardo Silva në minutën e 29-të.

Gabriel Jesus 65’ shënoi golin e dyte për t’i dhënë kështu epilogun përfundimtar ndeshjes.

Edhe pse nuk u shënuan shumë gola në këtë ndeshje pamë edhe rikthimin e Sergio Agueros, i cili do t’i shtojë më shumë fuqi sulmit të Cityt.

Më 16 mars do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Etihad Stadium me fillim nga ora 21:00.

Komento: