Manchester City triumfon në derbi ndaj Chelseas.
Manchester City e ka fituar kryendeshjen e xhiros së 19-të të Ligës Premier kundër Chelseat (1-0) në Stamford Bridge.
Blutë u detyruan t’i bëjnë dy zëvendësime në 20 minutat e para (Raheem Sterling dhe Christian Pulisic) duke e zgjatur listën e futbollistëve të lënduar.
Erling Haaland pati një mundësi për mysafirët, derisa Carney Chukwuemeka e goditi shtyllën para se skuadrat të shkonin në pushim.
Në fraksionin e dytë, vizitorët i intensifikuan sulmet duke rrezikuar përmes Nathan Ake, Bernardo Silva e Thiago Silva.
Pas një ore lojë, Pep Guardiola i inkuadroi në fushë dyshen Jack Grealish dhe Riyad Mahrez. Tri minuta më pas, i pari asistoi dhe i dyti e shënoi golin e fitores (63’).
Me këtë fitore, Manchester City e ka ngushtuar në pesë pikë diferencën me liderin e kampionatit Arsenal.
Chelsea, në anën tjetër, ka mbetur në vend të dhjetë në tabelë me 25 pikë të arkëtuara deri më tani.