Manchester City fiton ndaj Brentford, thellon epërsinë ndaj vendit të dytë

22:41 | 09 Shkurt 2022

City fiton dhe thellon epërsinë ndaj vendit të dytë në Premier Ligë.

Manchester City ka arritur një fitore solide sonte kundër Brentford. Mahrez (40) dhe Kevin de Bruyne (69) shënuan shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, gol i cili bën që të prijë në Premier Ligë me 12 pikë para Liverpool, por që djemtë e Jurgen Klopp kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara se Manchester City

Manchester City ka arritur një fitore solide sonte në Etihad Stadium të Manchesterit kundër Brentfordit.

Të parët që rrezikuan në këtë ndeshje ishin City të cilët ishin shumë afër për të shënuar gol në minutën e 35-të.

Aymeric Laporte bëri një pranim të mirë të topit në zonë, goditi me të majtën por topi përfundoi jashtë portës së Brentford.

City vazhdoi që ta këtë posedimin dhe ishte afër.

Por, goli do të vinte pas një depërtimi të mirë në zonë të Raheem Sterling në të cilin Rasmussen do të shkaktonte penallti.

Penalltinë në gol do ta shndërronte Ryiad Mahrez.

Komento: