Manchester City fiton ndaj Leicesterit.
Manchester City ka shënuar fitoren e radhës duke e mposhtur në shtëpi 3:1 Leicesterin në kuadër të javës së 31-të në Premierligë.
John Stones kaloi vendasit në epërsi me një gol të bukur në minutën e pestë të ndeshjes.
Erling Haaland e dyfishoi epërsinë në minutën e 13-të kur realizoi nga penalltia.
Në të 25-tën ishte sërish Haaland që realizoi golin e dytë personal sonte dhe të tretin për Cityn.
Krejt çfarë bëri Leicester ishte goli i nderit i realizuar në minutën e 75-të nga Iheanacho.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 70 pikëve në pozitën e dytë, tri më pak se Arsenali.
Në anën tjetër, Leicester mbetet i parafundit me 25 pikë gjithsej.