Manchester City gjynjëzon Realin, marshon drejt Stambollit

22:54 | 17 May 2023

Man City e turpëron dhe e rrëzon nga froni Realin, marshon drejt Stambollit.

Manchester City është finalisti i dytë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

“Citizens” fituan në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales me rezultat bindës 4:0 ndaj Real Madridit, shkruan Gazeta Express.

Ishte një ndeshje e dominuar krejtësisht nga anglezët, që nuk i dhanë gjasa në asnjë moment kampionit në fuqi të Evropës.

Ndeshja e parë në Madrid përfundoi pa fitues 1:1 dhe pritej një ndeshje e barabartë, por kështu nuk ndodhi.

Bernardo Silva kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23-të të ndeshjes, pas një aksioni të bukur të ndërtuar.

Ishte prapë ylli portugez që realizoi për të dyfishuar epërsinë në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë, “Los Blancos” u ngjallën, duke marrë administrimin e ndeshjes, por vetëm deri në minutën e 76-të.

Ishte Eder Militao që shënoi në portën e tij, për ta trefishuar epërsinë.

Krejt në minutat shtesë, Julian Alvarez realizoi për 4:0.

Në finalen e madhe të Stambollit, Manchester City do të përballet me Interin, për t’u kurorëzuar me trofeun më të çmuar evropian në nivel të klubeve.

Komento: