Manchester City kalon në çerekfinale të FA Cup

00:01 | 05 Mars 2020

Man City e ka mposhtur Sheffieldin e Nuhiut dhe kalon në çerekfinale të FA Cup.

Manchester City e ka mundur 1:0 skuadrën e Atdhe Nuhiut, Sheffield Ëednesday, për ta siguruar një vend në çerekfinale në përpjekje për ta mbrojtur titullin në FA Cup.

Sergio Aguero u siguruar që City të kalojë në çerekfinale duke e realizuar golin e vetëm dhe të triumfit në 1/8 e finales të mërkurën në Hillsborough.

Në një takim të dominuar plotësisht nga vizitorët, Sheffieldi nuk e pati as një goditje në kornizën e portës.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Nuhiu nuk luajti fare në këtë takim, pasi u mbaj në bankën rezervë.

Skuadra e Guardiolës synon ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar në FA Cup, si dhe ta shtojë numrin e trofeve këtë sezon, pasi e ka fituar edhe Carabao Cup duke e mundur Aston Villën në finale javë më parë.

Duke qenë se i ka humbur gjasat për të mbrojtur titullin në Premierligë, pasi ngel 22 pikë prapa liderit Liverpool, City do të përqendrohet në këtë garë dhe në Ligën e Kampionëve.

Në çerekfinale, Man City i bashkohet tashmë të kualifikuarve Arsenal, Chelsea, Sheffield United, Neëcastle United.

Komento: