Manchester City – Liverpool, publikohen formacionet zyrtare të derbit të madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Manchester City – Liverpool, publikohen formacionet zyrtare të derbit të madh

20:16 | 03 Janar 2019

Manchester City është nikoqir i Liverpoolit për ndeshjen kryesore të xhiros së 21-të në Ligën Premier.

Dy skuadrat nga kreu i tabelës në kampionatin anglez do të vihen përballë njëra-tjetrës në Etihad Stadium.

Liverpooli i prin Ligës Premier me 54 pikë të arkëtuara pas 20 javësh, nga 17 fitore dhe tri barazime.

City pozicionohet në vend të tretë në tabelë me 47 pikë, nga 15 fitore, dy barazime dhe tri humbje.

Fitorja eventuale e ekipit të Jurgen Klopp do të ishte një shtytje e madhe për rrugëtimin e mëtutjeshëm në kampionat.

Ndërkohë që skuadra e Pep Guardiolas duhet të triumfojë për t’i qëndruar më afër liderit.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Danilo, Stones, Kompany (C), Laporte, Fernandinho, Silva, Sane, Bernardo, Sterling, Aguero.

Formacioni startues i Lievrpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Lovren, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Milner; Salah, Firmino, Mane.

Komento: