Manchester City mbetet lider në Premierligë, humb Manchester Unitedi

23:40 | 27 Janar 2021

Humb Man United, City mbetet lider në Premierligë.

Sheffield United e ka shokuar Unitedin midis “Old Trafford”.

Pas disa ndeshjeve pa humbje, ka ardhur disfata për ‘Djajtë e Kuq’ në Premierligë.

Në xhiron e 20, Unitedi është mposhtur 2-1 nga Sheffield midis Old Trafford, çka ka bërë që të humbasë kreun e Premierligës.

Bryan dhe Burke e bën të pavlefshëm golin e Maguire.

United tani mbetet në pozitën e dytë me 40 pikë të grumbulluara, një më pak se lideri Man City që ka shansin të shkojë në katër diferencë me rivalin e qytetit, pasi ka një sfidë më pak të zhvilluar.

Komento: