Manchester City me transferim spektakolar nga Barcelona

13:08 | 03 Tetor 2021

Man City, i interesuar për shërbimet e Sergi Robertos.

Manchester City po monitoron situatën e Sergi Robertos të Barcelonës, sipas “Calcio Mercato”.

E ardhmja e mbrojtësit spanjoll është “në ajër”, pasi spanjolli ka pasiguri në vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Marrëveshja aktuale e 29-vjeçarit skadon në 2022, dhe Blaugrana ende nuk e kanë lidhur atë me një rinovim.

Sipas “Calcio Mercato”, Man City mund të bëj një lëvizje për Sergi Roberto në janar, pasi në atë moment ai do të jetë i lirë të negociojë një marrëveshje para-kontrate.

Komento: