Manchester City merr vendimin e papritur për Iscon

22:49 | 16 Janar 2019

Machester City duket se ka hequr dorë nga Isco.

Juventusi ka mbetur skuadra e vetme në garë për mesfushorin e Real Madrid, Isco.

26 vjeçari po kalon muajt e fundit në fanellën e ‘Los Blancos’, dhe një largim nga ‘Santiago Bernabeu’ pritet të ndodh në muajin qershor.

Mediet sportive ka muaj që kanë raportuar për një interesim të Juventusit dhe Manchester Cityt për Iscon.

Por, sipas ‘ESPN’, Manchester City ka hequr dorë nga gara për nënshkrimin e ish anëtarit të Malaga.

Tani, Juventus do ta ketë më të lehtë rrugën për të arritur te Isco, për të cilin mund të përdorë edhe Cristiano Ronaldon, ku kanë luajtur së bashku te Real Madrid.

Komento: